http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bujar Çela nuk ishte vetëm në momentin që ndaj tij është qëlluar me plumba nga disa persona, mengjesin e të enjtes. Fotot ekskluzive të siguara nga Vizion Plus të marra nga lokali ku ndodhi vrasja e konfirmojnë një gjë të tillë, ndryshe nga sa ishte pretenduar paraprakisht. Në pamje duket se në momentin që është ekzekutuar vellai i Talo Çeles ndodhej i ulur në tavolinë jashtë lokalit në Bradashesh, e krah tij duket edhe një person tjetër duke konsumuar kafen e mëngjesit ekzaktësisht në orën 05:54:59. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se autoret kanë qënë të veshur sportiv dhe në kokë kishin vendosur maska anti-Covid. Duke qënë se lokali është buzë rrugës, njeri prej autorëve qëlloi fillimisht nga makina. Bujar Çela ka tentuar të largohet, por më pas janë afruar edhe dy persona të tjerë dhe kanë qëlluar drejt viktimës, që është rrëzuar në tokë sic tregon edhe foto ekskluzive e Vizion Plus. Drejt viktimës është qëlluar në total 21 herë me pistolete me silenciator, nga të cilët 16 plumba e kanë kapur në trup. Pas ekzekutimit të Çelës, tre autorët e kane djegur makinën tip ?renault? në fshatin Murras pak kilometra larg vendit të ngjarjes dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Pista e vetme që po ndiqe nga policia është ajo e hakmarrjes si mesazh ndaj vëllait të viktimës Talo Çela, personazh mjaft i njohur për policinë pasi është në kërkim jo vetëm për grabitjen e madhe në Rinas por edhe per vrasjen e vellezerve Haxhiaj ne Durres. Viktima Bujar Cela 62 vjec , njihej si person aspak problematik dhe punonte si taksit ne te zeze.