http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbardhet grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës në fshatin Brezhdan te Dibres.
U identifikohen dhe arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar ndërsa u sekuestruan arma e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorët.
U kapën në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje:
Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër dhe Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri ?tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.
Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.