Asnjë masë pas grabitjes në pistën e avionëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse duhej të ishte reflektuar menjëherë pas grabitjes së afro 1 milionë eurove, në aeroportin ?Nënë Tereza?, nuk ka ndryshuar asgjë, sa i takon masave te sigurisë. Madje në disa pjesë të objektit të rëndësisë së veçantë, mund të kalosh gardhin, pa u vene re nga agjentet. Kamerat janë po ato, ndërkohë që një makine të sigurisë i duhet minimalisht 5 minuta, deri në patrullimin e plotë të te gjithë pistës. Edhe pse konsiderohet ende si vendngjarje, porta në të cilën hynë grabitësit, vijon të sigurohet nga një zinxhir provizor, ndërkohë që policia është e stacionuar në shërbime 12-orëshe.Edhe pse policia pretendoi se u njoftua me vonesë, sërish siguria jashtë ambienteve të terminalit, i takon asaj, ndërkohë që nuk u bë asgjë për ndalimin e automjetit dhe gjurmimin e grabitësve.Sipas autoriteteve të Rinasit, asnjë person nuk mund të futet i armatosur në pistë, pasi këtë të drejtë e ka policia e shtetit dhe automjetet, të cilat dallohen në video, nuk janë të sigurisë ?ICTS?. Një prej tyre shërben për orientimin e avionëve në parkim, ndërkohë që tjetri është i bagazheve. Sipas ?Tirana International Airport? policia u njoftua në kohën që grabitësit kanë qenë në pistë, madje dhe kur ata u larguan e sërish niveli i ndërhyrje ishte i ulët.

Share This Video


Download

  
Report form