MAMINAS - Report TV ka mbërritur sërish sot pranë magazinës së ?Arbri-Garden? në Maminas, ku një ditë më parë u zbulua sasia rekord prej 613 kg kokainë, e ardhur me kontenier nga Kolumbia, nën kamuflazhin transportimit të bananeve. Siç raporton i dërguari i Report Tv në Maminas, gazetari Driçim Çaka, kamioni i cili mori ngarkesën në Portin e Durrësit qëndron i palëvizur në kapanonin e ?Arbri-Garden?, pasi do t?i nënshtrohet ekspertizës për shenjat e gishtërinjve dhe provave të tjera shtesë.
Oficerë të Policisë së Shtetit mbajnë në vëzhgim 24 orë kamionin. Ata nuk lejojnë asnjë person t?i afrohet automjetit. Po mbahet në vëzhgim jo vetëm kamioni me kokainë, por edhe disa persona të tjerë. Në momentin e skanimit në Portin e Durrësit kontenieri i kokainës është klasifikuar me ngjyrë portokalli, çka do të thotë se aty nuk është konstatuar asgjë e kundraligjshme.