Policia e Shtetit ka publikuar videon e momentit të sekuestruesimit të sasisë prej 613 kg kokainë në Maminas. Nga kjo video dallohen pakot e drogës, ndërsa mbi paketime ka mbishkrime, të cilat kodet e trafikantëve për porositësit e kokainës.
Kanë qenë zjarrfikësit të kërkuar nga policia, të cilët kanë hapur dyshemenë e kontenierit në ambientet e kapanonit "Arbri-Garden" dhe kanë zbuluar prej atyre sasinë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.
Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Arbri-Garden, Arbër Çepaj, 38-vjeç, ndërsa vuri në pranga administratorin dhe drejtuesin e kampionit me të cilin u transportua kontenieri nga Porti i Durrësit në Maminas.