Vettingu në polici, Prençi: Amnisti për drejtuesit, peshkohen punonjësit e thjeshtë

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Ahmet Prençin, ish-drejtori i policisë së shtetit, projekligji për vettingun në polici nuk është asgjë më shumë se një shfaqe e rradhës dhe shpenzim i kotë i parave të taksapaguesve.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Prençi tha se ligji amniston drejtuesit që janë përgjegjësit kryesorë dhe ndëshkon punonjësit e thjeshtë.

Prençi: Jemi dëshmitarë që shumë oficerë policie që mund të kenë dhe damkën që janë marrë me veprimtari kriminale, në këto 5 vjet kemi parë që kanë udhëhequr me një platformë shtetërore kultivimin e kanabisit në gjithë vendin. Ata mund ta kalojnë vettingun dhe dikush tjetër që ka kushtet më minimale në familjen e tij mund të mos kalojë vettingun. Këtu do të jemi dhe do ta shohim. Ky ligj që po bëhet është dhe një amnisti që ndodhi çfarë ndodhi deri tani, të shohim këtu mbrapa se çfarë do të bëhet.Gjithë pasojat i merr një punonjës policie i rolit bazë që nuk ka pasur kurrë në dorë në jetën e tij për të krijuar dëme për shoqërinë. Dëmet i shkaktojnë njerëzit që kanë pozitën, autoritetin që i jep detyra që i ngarkohet. Të gjitha këto janë lekë të taksapaguesve.Në vend që të rrisim pagën e policëve, ti suportojmë me mjete, me logjistikë për të kryer detyrën do të harxhojmë lekë për komisione vettingu që edhe ato nuk kanë kaluar vettingun.Nga vinë këta?

Për Prençin, policia ka qenë e monitoruar gjatë gjithë këtyre viteve nga institucione të krijuara po me ligj siç është Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Prençi: Është një ligj që nuk është i nevojshëm për policinë e shtetit, policia ka qenë e monitoruar gjatë gjithë këtyre viteve nga institucione të krijuara po me ligj siç është Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale në policinë e shtetit. Nëse ka funksionuar mirë kjo strukturë nuk është e nevojshme të bëhet një ligj i tillë, një investim i tillë sepse janë para publike që do të harxhohen gjatë këtyre 5 viteve sa do të zgjasë ky proces.

Unë nuk shoh se do të ketë ndonjë risi të re në këtë moment sepse Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çdo shkelje penale që kryen një punonjës policie, qoftë ky edhe drejtues policie ka të gjithë tagrin për të marrë informacionin paraprak për të analizuar këtë informacion, për të referuar çështje penale për të, për ta arrestuar, për ta çuar në gjyq.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-ne-polici-prenci-amnisti-drejtuesit-peshkohen-punonjesit-e-thjeshte

Share This Video


Download

  
Report form