Vettingu në polici/ Xhafaj kundër Lleshajt për ndryshimet: Cënohet pavarësia

Report TV 2019-05-22

Views 0

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, që udhëhoqi miratimin e ligjit të Vettingut në Policinë e Shtetit ka kritikuar rishikimin që u kërkua nga pasardhësi i tij dhe që u miratua sot në Kuvend. Dy janë pikat kryesore që u ndryshuan dhe që Xhafaj abstenoi, afati dhe komisionet që do të bëjnë vettingun. Në ligjin e ri parashikohet që vettingun në policinë e shtetit, në fazën e parë për drejtuesit e lartë, 300 grada ta bëjë një komision i jashtëm sikur është deri tani, ndërsa 13 mijë punonjësit e policisë ti kalojë në skaner më pas SHÇBA-ja. Por, për Fatmir Xhafajn, ky institucion nuk mund të bëjë një filtër të tillë, pasi e para është në varësi të ministrit dhe mund të cënohet pavarësia e procesit dhe e dyta sepse SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet e nevojshme.

"Puna serioze e kanë bërë policinë institucionin më të besuar, 63% e shqiptarëve i besojnë policisë së shtetit, ndërsa në 2013 kjo shifër ishte 30% më pak. Policia ka qenë kjo edhe në kohën e Bashës, po cfarë ka ndryshuar? Vullneti politik. Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç.

Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit. Kemi të bëjmë me skanim të vecantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit.

Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cënohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive,nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS