33 furra gelqereje të identifikuara në malin e Krujës do të mbyllen gjatë një aksioni qe filloi ditën e sotme nga ISHMP, IKMT dhe Policia e Shtetit.
Ministri Klosi ishte i pranishëm në shkatërrimin e të parës furrë në Borizan, zonë ku janë inspektuar edhe disa furra të tjera. Ministri Klosi theksoi se ky është vetëm aksioni i parë për të ndaluar me tej të gjithë shfrytëzimin barbar të malit. Ministri paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë.
?Sot jemi për të shkatërruar këtë furrë, por nëse do të tentojnë të rihapet do të ketë ndëshkime të ashpra? - tha Klosi duke shtuar se ?Në këtë gropë bëhen bashkë disa krime mjedisore të cilat duhen goditur që në gjenezën e tyre? - vijoi ministri duke konstatuar nga afër mbetjet e makinave dhe fabrikave të fasoneve që përdoreshin për djegie.