“Maqedonia në rrugë të mbare” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker vizitoi Shkupin i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Juncker tha se nuk ka një datë të saktë për fillimin e negociatave, por vuri në dukje se Maqedonia është në rrugë të mbarë.



?Unë jam shumë i kënaqur të shoh se vendi juaj ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit, gjë që po e çon atë më pranë Bashkimit Evropian. Ju keni bërë reforma që herë pas here e kanë mahnitur botën. Ju keni qenë në gjendje të lidhni një traktat miqësie me Bullgarinë, e cila ka rritur reputacionin e vendit tuaj në Evropë. Sa i përket emrit të vendit,nuk kam asgjë për të thënë. Ky është një problem që duhet ta zgjidhni me miqtë tuaj grekë. Ne nuk kemi ardhur për të shpallur një datë përfundimtare, por t?ju themi se jeni në rrugën e duhur. Kërkoj falje për vizitën e shkurtër por duhet të largohem sepse po na presin në Shqipëri.?



Ndërsa kryeministri maqedonas theksoi se e informoi Presidentin e KE se vendi po bën përpjekje për të nxitur marrëdhëniet e mira fqinjësore.



?Maqedonia është e gatshme të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të zhvillojë dialog bazuar në respekt të ndërsjellë edhe pse mbyllja e çështjeve afatgjata nuk është e lehtë. Sa I takon cështjes së emrit, për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është i pranueshëm emër me përcaktim gjeografik që do të bëjë ndarje mes shtetit tonë dhe rajonit në Greqi. Megjithatë, ne insistojmë në një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por do të respektojë dinjitetin dhe do të mbrojë identitetin e të dy vendeve.?



Juncker e Hahn nisen nga Shkupi turin ballkanik. Qëndrimi i tyre ne rajon do te zgjasë deri më daten nje mars ku do të inkurajohet integrimi i vendeve te Ballkanit Perëndimor ne Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form