http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në çdo një KM rrugë ka një ndërhyrje të paligjshme, çka ka sjellë që segmenti ynë rrugor të mos ofrojë siguri. Janë gjithsej 3500 ndërhyrje të paligjshme në të gjithë segmentin rrugor. Ministri i Transportit dhe infrastrukturës Edmond Haxhinasto paralajmëroi masa më të ashpra ndaj atyre që ndërhyjnë apo shkatërrojnë rrugët.Sipas këtij propozimi, kush ndërhyn në rrugë pa leje do të ndëshkohet jo më me 10 mijë lekë, por nga 100 deri në 400 mijë lekë. Ndërsa kush e shkatërron rrugën, dënimi nuk do të nisë më gjobë, por me 3 deri në 7 vjet burg. Për të konkretizuar këtë nisëm Ministrja e Territorit Eglantina Gjermeni tha se do të prishen ndërtimet pa leje buzë rrugëve kryesore.Rasti më tipik i ndërhyrjeve të paligjshme në rrugët kryesore është ai i segmentit Rrëshen-Kalimash. Edhe pse ishte rruga që i kushtoi më shtrenjtë buxhetit, sot ajo është në kushtet që ka nevojë për investim të ri për shkak të ndërhyrjeve të shumta nga njerëzit, duke prishur pjesë të ndryshme të saj. Por sot e kësaj ditë askush nuk është gjobitur apo dënuar për këtë vepër penale.