Mesazhi i Nikollës për vitin e ri shkollor: Rrugëtim të mbarë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-16

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, uron 480 mijë nxënësit për vitin e ri shkollor që fillon ditën e hënë.



Përmes një video në rrjetin social Facebook, Nikolla risjell përmirësimet e bëra në sistemin arsimor në Shqipëri, ndërsa ka siguruar mësuesit se do të jetë me ta çdo ditë të punës së tyre.



?E di që po i jepni dorën e fundit përgatitjeve tuaja, ndaj lejomëni t?ju përshëndes. Ju përshëndes së pari ju 32 mijë vogëlushë që po iu rreh zemra fort me pritjen e vitit të ri shkollor dhe ju premtoj që po nisni një rrugëtim të sigurtë  shkollor.  Gjithë vëmendja jonë është tek ju, 480 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar, ju do të mësoni me tekstet e reja të standardeve ndërkombëtare, do të studioni me programe të lehtësuara.  Ju do të keni mësuesit më të mirë që vijnë përmes meritë nga portali. Për të gjithë ju gjimnazistë do të vijoni vitin e ri në një gjimnaz të unifikuar, të lehtësuar, të orientuar drejt karrierës dhe prirjeve. 39 mijë maturantët e këtij viti do të kenë shansin që të provojnë maturën e re atë të lidhur me universitetin. Falë investimeve me standarte, lagmit të politikës nga shkolla, ju jeni hapa më pranë që të shkoni në shkollë me gëzim. Një shkolle që i përket shekullit të 21. Të dashur mësues faleminderit për gjithçka bëtë për shpërndarjen e teksteve dhe përgatitjen e shkollave. Nga ky viti mësuesia shpallet prioritet i qeverisë dhe jo më zgjidhje për më të dobëtit, kjo pasi hoqëm politikën, perfeksionuam portalin.

Të dashur prindër ky vit ishte ai teksteve falas që do të thotë 610 mln lekë u kthen sërish tek ju përmes teksteve falas. Ky vit shkollor fillon me 700 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Sporti në shkollë do të vijojë të jetë një përmasë reale. Për ne të drejtat e fëmijëve për të jetuar të lirë dhe të pacenuar nga çdolloj forme dhune është e drejtë themeltare dhe e padiskutueshme, ndaj nuk do të tolerojmë askënd. Oficerët e sigurisë do të jenë pjesë e sistemit arsimor për më shumë siguri. Mësues dhe mësuese niseni ditën e parë të shkollës me urimin më të mirë për nxënsëit tuaj. I mbarë rrugëtimi i këtij viti shkollor. Do të jem me ju çdo ditë dhe çdo orë të punës tuaj. Urime nga zemra!?

Share This Video


Download

  
Report form