http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edukata fetare do te jete lënda me e re ne shkollat shqiptare. Nisma e kryeministrit Edi Rama, do te vihet ne zbatimin vitin e ri shkollor dhe fillimisht vetëm ne 10 institucione arsimore. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka sqaruar se teksti per kulturën fetare, do te zhvillohet ne klasat e gjashta dhe te 10. Sipas Nikolles lënda nuk prek laicitetin, madje ministrja deklaron se per këtë çeshtje është marre edhe mendimi i ndërkombëtareve. Ministrja Nikolla ka mohuar ne mënyrë kategorike qe mësimi te jepet nga klerikë. Lënda fetare do te zhvillohet nga mësues te Historisë dhe Sociologjisë, te cilët do te trajnohen me pare. Ende nuk është përcaktuar emri qe do te ketë teksti i Edukatës Fetare, i cili do t?u mësojë nxënësve rreth besimeve, llojeve te tyre, ritet dhe kulturat. Propozimi i kryeministrit, i cili gjeti mbështetjen e komuniteteve fetare dhe një zbatim te menjëhershëm nga Ministria e Arsimit, ka shkaktuar edhe kundërshti nga opinioniste te cilët e kane cilësuar cenim te laicitetit te arsimit.