OKB shtyn votimin për Sirinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa numri i të vdekurve në Ghoutan Lindore të Sirisë ka shkuar në 470, Këshilli i Sigurimit të OKB vendosi shtyrjen e votimit të projektrezolutës për vendosjen e një armëpushimi prej 30 ditësh në të gjithë vendin.



Vendimi erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje mes Rusisë dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit mbi versionin e fundit të rezolutës.

Anëtarët e këshillit u përpoqën të bindnin Moskën të binte dakord për rezolutën, por nuk u arrit një konsensus.

Në përgjigje, Nikki Hailey, ambasadorja e SHBA në OKB me anë të një postimi në Twitter, i quajti veprimet e Rusisë si ?të pabesueshme?



?Është e pabesueshme që Rusia po ngadalëson votën për një armëpushim që lejon qasje humanitare në Siri. Sa njerëz të tjerë do të vdesin para se Këshilli i Sigurimit të pajtohet të marrë këtë votim? Le të bëjmë këtë sonte. Populli sirian nuk mund të presë?.



Situata në periferi të Damaskut është përkeqësuar edhe më shumë që pas së dielës së kaluar. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, nga bombardimet e pamëshirshme kanë vdekur rreth 150 fëmijë, ndërsa mbi 2,300 të tjerë janë plagosur.

Forcat siriane të mbështetura nga Rusia vijojnë sulmet ajrore në enklavën e mbajtur nga kundërshtaret e regjimit te Bashar al Asad.

Ghouta Lindore është zona e fundit e mbetur për rebeluar në lindje të Damaskut dhe është nën rrethim nga forcat siriane të presidentit Bashar al-Assad që nga viti 2013.

Qindra mijëra njerëz kanë vdekur në luftimet gjatë luftës civile shtatëvjeçare të Sirisë, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi.

Share This Video


Download

  
Report form