http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Levizja e Ilir Metes per shkarkimin e te gjithe ministrave, përjashtuar Ditmir Bushatin, prodhoi menjëherë reagime te shumta, duke risjelle ne kujtese, te njëjtën levizje qe kreu i shtetit beri vetem pak jave me pare, ne rastin e Sander Lleshajt.Por kete here, Meta jo vetem qe nuk ka dekretuar ministrin e ri, por ka shkuar dhe me tej, duke mos shkarkuar Ditmir Bushatin, pavarësisht ekskluzivitetit te kreut te qeverise per te gjitha lëvizjet ne kabinet.Edhe pse Presidenti Meta, sipas kushtetutës, ka afat deri te premten per t?u shprehur, Vizion Plus mëson se kjo situate pritet te jete dhe me e ndezur se ajo e rastit Lleshaj dhe mund te prodhoje nje përplasje te madhe Kushtetuese.Por per sa kohe qe Gjykata Kushtetuese nuk ekziston dhe per sa kohe Kryeministri Rama u terhoq nga qendrimi i tij per ta depozituar kete rast ne Gjykate, kreu i shtetit mund te leviz brenda, por edhe jashte, kuadrit ligjor te tij.Burime pohojnë per Vizion Plus se duke qene se Parlamenti nuk eshte funksional deri me date 21 janar, kreu i shtetit mund ta shtyje firmen e tij deri atëherë, me argumenti qe ne kete periudhe te rendesishme per Shqipërinë, vendi nuk mund te lihet pa nje minister te jashtëm.Argument ky qe forcon dyshimet e Presidentit per Gent Cakajn, per te cilin mësohet se jane kerkuar informacione te detajuara nga autoritetet ne Kosove. I njejti informacion eshte kërkuar dhe per Besa Shahinin, e cila po ashtu eshte emëruar nga Edi Rama si ministre e Arsimit, por ende e pa dekretuar nga kreu i shtetit.Tashme mbetet per t?u pare se cfare do te prodhoje kjo situate, nje tjeter krisje apo nje thyerje kushtetuese.