Burime nga Bashkimi Europian, të cituara nga mediat kosovare, shprehen se qeveria serbe ka afat deri më 22 prill për të pranuar marrëveshjen e propozuar nga baronesha Eshton.
Sipas këtyre burimeve, pas refuzimit të planit pasditen e së hënës, Beogradi ka mundësinë që t'i rikthehet kësaj çështjeje para samitit europian të 16 prillit dhe raportimit të zonjës Eshton më 22 prill para ministrave të Jashtëm të BE-së. Megjithatë, nga ana tjetër, Serbia kërkon vazhdim të dialogut, në pritje që të pranohen kërkesat e saj, ndërsa kryeministri i Kosovës, Thaçi ka shprehur gatishmërinë për takime të reja. Në Bruksel vazhdojnë të heshtin rreth mundësive për raunde të reja dialogu. Zyrtarët europianë shprehen se elementet e marrëveshjes për bashkësinë e komunave serbe, ofrojnë zgjidhjen më të mirë për veriun e Kosovës. Në Bruksel kanë konfirmuar se Prishtina ka dhënë përgjigje pozitive për planin Eshton, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
European Union sources, quoted by Kosovo media, stated that the Serbian government has until April 22 to accept the agreement proposed by Baroness Ashton.
According to these sources, after the rejection of the plan Monday afternoon, Belgrade has the opportunity to return to the matter before the European summit of 16 April and reporting of Ms Ashton on April 22 before the EU foreign ministers. However, on the other hand, Serbia requires ongoing dialogue, waiting to be admitted to its requirements, and Kosovo Prime Minister Thaçi expressed readiness for new appointments. In Brussels continue to remain silent about the possibilities for new rounds of dialogue. European officials say the elements of Serb Municipalities community agreement, offer the best solution for northern Kosovo. In Brussels confirmed that the capital has given positive response to Ashton plan, but did not provide further details.