Ndihma ekonomike, Rama: Refuzoni punën, asnjë qindarkë nga shteti, do rivlerësojmë skemën

Report TV 2018-05-11

Views 0

"Do rivlerësojmë të larguarit nga skema e ndihmës ekonomike". Ky ka qenë premtimi i kryeministrit Edi Rama nga Berati pas akuzave të opozitës në adresë të qeverisë se la larguar nga skema e ndihmës ekonomike familje të cilat jetojnë në varfëri dhe pa asnjë të ardhur. Rama tha se ka nisur një proces i tërë verifikimi dhe rivlerësimi për të mbajtur në skemë vetëm ato familje të cilat meritojnë përkrahjen nga shteti.

"Skema ka edhe marzhin e vet të gabimit dhe për këtë arsye po bëhet një proces i tërë verifkimi e rivlerësimi, por është e padiskutueshme që 70% e atyre që kanë dalë nga skema, janë 24-45 vjeç në formë perfekte për punë. Është shumë e qartë dhe e ndarë, ne do vlerësojmë çdio rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të një familje, nëna kryefamiljare me fëmijë janë prioritet, djem e burra që duan ndihma ekonomike le të shkojnë të marrin rrugët e protestave dhe të paguhen nga organizatorë te protestave, ne ndihmë ekonmike për këta nuk kemi", u shpreh Rama.

Share This Video


Download

  
Report form