Rama: Kush refuzon punen, perjashtohet nga ndihma ekonomike

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

1000 persona që trajtoheshin me ndihmë ekonomike janë punësuar brenda një viti pranë një fabrike fasone, e cila është vizituar nga Kryeministri këtë fillim jave.

Administratorët e kësaj fabrike që prodhon këpucë për eksport thonë se hasin vështirësi pasi një pjesë e madhe e personave që orientohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për t'u punësuar në ndërmarrjen e tyre zgjedhin të marrin ndihmën ekonomike, përpara se të marrin një rrogë mujore duke punuar.

Por Kryeministri shprehet i prerë se ndihma ekonomike është një situatë e përkohshme dhe kush refuzon punën do të përjashtohet nga skema.

"Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfërit dhe për sa kohë janë në pamundësi për t'u integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo perspektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes".

Kryeministri i njeh drejtuesit e fabrikës dhe me nismën më të re të qeverisë për të trajtuar kundrejt pagesës prej 55 mijë lekësh të gjithë personat që pranojnë të punësohen me ndërmjetësimin e zyrave të punës.

Share This Video


Download

  
Report form