Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra, nga 220 që është aktualisht. Në një aktivitet për modernizimin e administratës publike, kryeministri tha se duke filluar nga 1 marsi i viti të ardhshëm të gjithë do të kenë një pagë më të mirë.
Kreu i ekzekutivit tha se pagat mesatarisht do të rriten 7%, por për pagën më të ulët kjo rritje shkon në 36%.
Ai tha gjithashtu se nga kjo rritje e pagave nuk përfiton ai vetë, por as ministrat dhe deputetët, pasi ata që marrin më shumë nuk duhet të fitojnë nga kjo rritje.
Rama: Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetese po themi, e kemi 220 milje lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra, a është mjaft, nuk është mjaft. Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra.
Me të njëjtin princip duke filluar nga poshtë ne kemi një piramide rritjesh pagash tërësisht të re. Pra nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka sot pagën aktuale 355 mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë dhe kështu në mënyrë progresive kemi një rritje e cila kur vinte paga bruto bëhet 589 mijë lekë. Prap nuk është shumë, por është shumë më tepër seç është.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-paga-me-e-ulet-do-behet-375-mije-leke-une-nuk-perfitoj-asnje-qindarke/