Si bleu fiktivisht me 300 mln 2 toka në Spille Karkini, përdori punonjësit për të kryer shitjet

Report TV 2018-05-11

Views 1

Biznesmeni Idlir Karkini rezulton të ketë marrë jo vetëm poligonin e qitjes së aviacionit Shqiptar në Spille të Kavajës, por edhe dy pasuri të tjerë në këtë zonë. Dosja e prokurorisë së këtij qyteti ka nxjerë në dritë të dhëna rrënqethëse mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave në Spille, ku tregohet një skemë kriminale në të cilën janë përfshirë shefa kadastre, drejtues hipoteke dhe deri tek biznesmenë të ndryshëm, të cilët ishin të gatshëm të blinin sipërfaqe toke në zonën bregdetare të Spillesë.?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dosjen e prokurorisë së Kavajës, ku është evidentuar se biznesmeni Idlir Karkini, ka përdorur dy punonjësit e kompanisë së tij për të kryer shitje fiktive, të dy pasurive me një vlerë prej 300 milion lekë të vjetra. Nga dokumentacioni që ka administruar prokuroria e Kavajës rezulton se Karkini sipërfaqet e tokës i ka blerë nga dy punonjësit e tij Roland Kërçuku dhe Armand Kaja, të cilët ishin paisur në mënyrë të çuditshme me prokurë përfaqësimi nga dy persona të moshuar Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi.

Share This Video


Download

  
Report form