http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksidentet e ndodhura gjatë muajit të fundit, ministri i transporteve edmond haxhinasto i lidh me mungesën e fondeve në buxhetin e shtetit për të investuar në sinjalistikën rrugore. Në fakt shifra që ka dhënë kreu i këtij institucioni për të pajisur me rregullat e duhura të gjitha akset në Shqipëri është 300 milion euro, aq sa kushton edhe ndërtimi nga e para i më shumë se 100 kilometrave rrugë. Por kjo ministri ende nuk sqaruar çështjen se përse autoriteti rrugor ka marrë në dorëzim rrugët e sapopërfunduara të cilat kanë mangësi të theksuara të sinjalistikës, apo përgjegjësinë që kanë firmat e mirëmbajtjes.sink...Edhe pse deklaroi se në këto dy vite qeveria ka dhënë 30 milion dollarë për sinjalistin rrugore, ministri Haxhinasto ka kërkuar nga qyetarët më shumë solidarizim dhe vullnetarizëm për të ndihmuar në çështje që lidhen me jetën e të gjithëve.sink...Këto deklarata kreu i transporteve i ka bërë gjatë pastrimit të sinjalistikës së dëmtuar të rrugës Elbasan - Librazhd me nxënës të shkollës ?Vasil Kamami? në Elbasan.