ERE: CEZ-i na la 300 milionë euro borxhe - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Enti Rregullator i Energjisë bën publike për herë të parë sistemin e borxheve në sektorin energjetik.
Në një intervistë për vizion plus, anëtarja e bordit të ERE-s Entela Shehu shprehet se çekët e CEZ, pas ikjes së tyre kanë lënë gjithsej 300 milion euro borxhe të cilat ia kanë KESH-it dhe OST-së. Për momentin kompania e Shpërndarjes së Energjisë edhe pse është nën administrimin shtetëror ndodhet në vështirësi të mëdha financiare, ku çdo para që arkëtohet nga shitja e energjisë me pakicë të konsumatori, ekzekutohet nga përmbarimi për llogari të kompanive të cilave iu detyrohet. Një nga problematikat qe enti rregullator po diskuton në mënyrë intensive këto ditë është edhe çështja e importit të energjisë për pjesën e humbjeve në rrjet, të cilat kesh detyrohet t'i kryejë deri në 1 mars. "Varianti më i vlefshëm është që CEZ të nisë importin në 1 mars, por nuk dihet ende se si do të zgjidhet sistemi i borxheve në këtë mënyrë ne do të detajojmë një fond të veçantë që të shkojnë për mirë mbajtjen dhe furnizimin me energji për pjesën që modeli i tregut detyron kompaninë e shpërndarjes..." Situata në sektorin e shpërndarjes së energjisë është mjaft problematike, sidomos përsa i përket amortizimit të rrjetit dhe pajisjeve të mirëmbajtjes, ku sipas ERE-s konstatohen vazhdimisht ndërprerje të energjisë në zona periferike për shkak të mungesës së investimit në këtë sektor.

Share This Video


Download

  
Report form