Ere, gjobe 430 mln CEZ-it - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Enti Rregullator ka gjobitur me 430 milion leke kompaninë CEZ Shpërndarje, e cila ka shkelur ligjin duke mos importuar energjinë e nevojshme. Kjo shume përkon me 1 % te xhiros vjetore te kompanisë, dhe sipas vendimit te Entit Rregullator qe Vizion Plus ka siguruar, kompania nuk ka importuar energjinë për te mbuluar humbjet ne rrjet për gjate vitit 2012. Kjo situate ka vene ne vështirësi te gjithë sistemin energjetik shqiptar, i cili rrezikon seriozisht furnizimin e popullatës. Por ne një reagim te saj kompania CEZ Shpërndarje deklaron se, gjate muajit gusht është gjobitur nga drejtoria e tatimeve me një gjobe tjetër prej 4 miliard leke, me pretendimin se nuk ka faturuar tatimin mbi vlerën e shtuar si dhe taksen mbi te ardhurat për energjinë. Aktualisht CEZ thotë se ka paguar 50 % te këtij detyrimi dhe ky fakt ka vene ne vështirësi financiare kompaninë, pasi këto para do te përdoreshin për importin e energjisë. Në sqarimin e saj, CEZ Shprendarje bën me dije se nëse nuk ka një përmirësim te marrëdhënies me administratën tatimore për rishikimin e gjobës se mbetur, atëherë gjendja financiare e kompanisë do te vijoje te jete e renduar dhe ky fakt do te ndikoje ne nivelin e investimeve. Gjendja ne te cilën ndodhet sistemi energjetik shqiptar paralajmëron për një krize energjie për muajt ne vijim. Te treja kompanitë, ajo e prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit janë ne borxhe me njëra-tjetrën. Ndërsa niveli i liqeneve ne hidrocentrale ka rende ndjeshëm. Zgjidhja e vetme mbetet importi, por buxheti ndodhet ne vështirësi financiare, pasi nuk ka para për te kryer blerje te energjisë.

Regulatory Authority has fined 430 million leke CEZ Distribution company, which has broken the law by not importing the necessary energy. This amount corresponds to 1% of the annual turnover of the company, and according to the decision of the Regulatory Entity Vizion Plus has provided the company has not imported energy to cover losses in the network during 2012. This situation has put the difficulty all the Albanian power system, which is seriously endangering the supply of the population. But in a reaction to its company CEZ Distribution states that, during the month of August has been fined by the tax department with another penalty from 4 billion, with the claim that there is no tax charged on the value added tax and tax on income on energy. Currently CEZ says it has paid 50% of this obligation and this fact has put the company's financial difficulties, as the money will be used for energy imports. In its explanation, CEZ Shprendarje suggests that if there is an improvement of the relationship with the tax administration to review the remaining penalty, then the company's financial situation will continue to be gravely and this fact will affect the level of investment . Situation in which the Albanian power system warns of an energy crisis for the coming months. The three companies, it's production, distribution and transmission are in debt to each other. While lake...

Share This Video


Download

  
Report form