Enti Rregullator i energjisë ende nuk ka arritur që të përfundojë një relacion lidhur me vendimin që duhet të marrë për heqjen ose jo të licencës për kompaninë CEZ.
Sipas drejtorit juridik në këtë ent, ERE është duke monitoruar situatën për të gjithë operatorët të cilët marrin pjesë në tregun energjitik dhe më pas do të dalë në një konkluzion. Enti Rregullator i Energjisë ka lajmëruar disa here mbledhjen për të hequr licencën për kompaninë e shpërndarjes së energjisë, por ky vendim është shtyrë javë pas jave. Aktualisht të gjitha nevojat e vendit për mbulimin me energji qeveria ia ka kaluar KESH-it, qe pasi mori dhe një kredi 50 milion euro po kryen importin edhe për pjesën e CEZ. Nëse do të mjaftojnë apo jo këto para për të realizuar importin deri në fund të vitit, kjo mbetet ende e paqartë. Nga ana e saj, ERE para një jave morri dhe një vendim për heqjen e pagesës në linjat e tensionit të lartë për energjinë që importohet, vendim I cili përpiqet të "lehtësojë" disi barrën e rëndë që qeveria I ka lënë korporatës.
Energy Regulatory Office has not yet managed to finish a report on the decision to be taken to remove or not to license CEZ company.According to the director in the legal entity, ERE is monitoring the situation for all operators who participate in the energy market and then come to a conclusion. Energy Regulatory Office has announced several times to remove the license meeting the electricity distribution company, but the decision was postponed week after week. Currently all the country needs to cover government power has passed KESH, who after receiving a 50 million euro loan is conducting import for the CEZ. Whether or not enough money to realize the import by the end of the year, it remains unclear. Her hand, ERE last week took a decision to remove the high voltage lines payment for imported energy, a decision which seeks to "facilitate" rather heavy burden that the government has left the corporation.