Kompania e skanimit te konteniereve kërkon 300 mln € - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti me CEZ i kushtoi Shqipërisë një faturë 90 milionë euro ndërkohë që rrezikonte plot 200 milionë sic kërkonte pala tjetër. Por tani Ministria e Financave po përballet me një sfidë tjetër, dhe në këtë rast shuma që rrezikohet të paguhet është 300 milion euro. Bëhet fjalë për anulimin e shërbimit monopol që kompania ?Rapsican? ofron për skanimin e kontenierëve në dogana. Në një marrëveshje të prillit 2013-të, e cila është miratuar në parlament, qeveria e atëhershme i dha të drejta ekskluzive kësaj firme që të bëjë kontrollin e kontenierëve në momentin që bizneset bëjnë zhdoganimin ose kalimin e mallit, dhe për këtë shërbim çdo sipërmarrës që plotësonte deklaratën doganore duhet të paguante 40 euro. Avokatura e shtetit ndërkaq po kërkon një studio ligjore ndërkombëtare e cila të jetë aftë që të mundë paditësin, në këtë rast firmën ?Rapiscan? në arbitrazhin ndërkombëtar. Në dokumentin zyrtar të publikuar nga Avokatura e shtetit mes argumentave të firmës së huaj theksohet: ?Ne, pala paditëse pretendojmë se kemi përmbushur të gjitha detyrimet sipas kontratës që kemi bërë, ndërsa i padituri (shteti shqiptar në këtë rast) ka kërkuar të argumentojë se kontrata është nul dhe e pavlefshme duke bërë kështu që pala shqiptare të shkelë kontratën. Më 14 gusht 2014 Rapiscan depozitoi pranë Sekretariatit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë kërkesën për arbitrazh, shuma e pretenduar është 360 milion dollarë.? Mësohet se qeveria shqiptare e konsideron ?nul?, të pavlefshme këtë marrëveshje pasi në kompania Rapiscan i transferoi detyrimet e veta pranë një firme tjetër S2 Albania, dhe në këtë rast pretendimi është që kjo marrëveshje e kaluar në parlament vlen vetëm për kompaninë Rapiscan. ?Sipas dispozitës 5.1 të kontratës, Rapiscan i transferoi detyrimet e veta shoqërisë S2 Albania SH.P.K, pavarësisht nga ky transferim Rapiscan vazhdon të jetë përgjegjës sipas kontratës?Çdo vit bizneset shqiptare plotësojnë 45 mijë deklarata doganore, dhe 35 mijë deklarata transiti, duke i shkaktuar një kosto ekonomisë dhe produkteve shqiptare prej afro 3 milion eurosh në vit. Kontrata e miratuar me firmën Rapiscan parashikohej të përfundonte pas 15 vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form