Ora News - Skandali me tokat në Spille, toka u regjistrua si e përfituar në 2001-2003

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë për 36 hektarë tokë në Spille të Kavajës është realizuar përgjatë vitit 2015-2016. Për këtë qëllim grupi prej 11 personash, përgatiste letrat, duke vendosur vite të mëparshme të përfitimit të pronave, dhe madje duke i regjistruar me këto afate dhe në Zyren e regjistrimit të pasurive te paluajtshme.

Madje rezulton se në mjaft raste sipërfaqja është regjistruar në vitin 2001 duke implikuar kështu një rrjet të gjerë personash. Mësohet se nga deklarimet e shtetasve qe u janë shënuar emrat në për marrjen e tokës në përdorim rezulton se nuk kane patur dijeni për këtë veprim e aq me tepër që nga viti 2000 ku rezulton viti i falsifikuar i përfitimit.

Po ashtu mësohet se shtetasi i ndaluar Ilir Kaja në pjesën më të madhe të rasteve u ka kërkuar kartat e identitetit personave të ndryshëm pas vitit 2011. Më pas janë paraqitur tek noteret për të bërë transaksione me persona që nuk i kishin takuar apo njohur me pare.

Në këtë mënyrë prokuroria veçon raste të përfitimit të pronës nga persona të cilët ose nuk kanë bërë kërkesë për marrje toke. Një tjetër skemë është dhe përfitimi I pronës, pa pasur dijeni se komisioni i ka pajisur me tokë dhe nëpërmjet mashtrimit ju është kaluar disa personave të tjerë.

Nga deklarimet evidentohet fakti që toka, e përfituar në këto pasuri, është dhënë jashtë kritereve ligjore të përcaktuara në Ligjin 7501.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/skandali-me-tokat-ne-spille-toka-u-regjistrua-si-e-perfituar-ne-2001-2003

Share This Video


Download

  
Report form