Report TV - Ilir Meta: Qeveria të jetë transparente për negociatat me Greqinë

Report TV 2018-05-11

Views 0

Presidenti Ilir Meta pasi bëri publike letrën që i ka dërguar ministrit Bushati ku i kërkon plotësimin e disa pikave para se të japë plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë, ka dalë në një komunikim për mediat duke sqaruar pozicionin e kreut të shtetit. Meta u shpreh se nuk synon të drejtojë negociatat me Greqinë, pasi nuk është ekspertet, por as nuk mund të firmosë një letër të bardhë për dhënien e plotfuqisë, pasi më parë duhet të saktësohen disa probleme. Gjithashtu Presidenti theksoi se qëndrimi i tij për këtë çështje do të jetë bazuar në Kushtetutë dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2010.

Share This Video


Download

  
Report form