Në godinën e Teatrit Kombëtar në zemër të kryeqytetit përveç disa ndërhyrjeve të vogla, ka pasur një mungesë investimesh në infrastrukturë ndër vite. Edhe pse kërkesat pranë dikastereve të qeverive kanë qenë të vazhdueshme , ka pasur një vlerë fondi të vogël për të përballuar investimin e plotë në institucionin teatror më të rëndësishëm në Shqipëri.
I vetmi rikonstruksion i plotë në godinën e Teatrit Kombëtar ka qenë në vitin 1977, dhe më vonë ?shtëpisë së artistëve? nuk i është kushtuar vëmendja e duhur. Shqetësimin e artistëve për shtëpinë e tyre, ?një ndërtesë e padenjë për podin e komunikimit të artistit me publikun; pas premtimeve gjithfarëshe nga qeveritë për ngrehina të reja skenike;, tani duan t'i marrin dhe nderin e t'ia ftohin publikun? e sjell me pamje Report Tv.