Avokati godet makinën e policisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ndodhi pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit.
Një autoveturë e cila drejtohej nga një avokat nga Laçi, goditi mjetin e policisë së Kurbinit ndërsa nga përplasja mbetën të plagosur avokati dhe dy efektivë. Ngjarja ndodhi në orën 02.30 të mëngjesit, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në Rrugën e Kombit, kur auomjeti i tyre u godit nga pas nga makina që drejtohej nga avokati.
Por edhe pse shkaktoi aksident avokati i identifikuar me mbiemrin Lleshi u largua nga vendngjarja.
Për këtë policia e shpalli në kërkim ndërsa dy efektivët e lënduar nga aksidenti morën mjekimet në spitalin e Laçit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas bluve dyshimet janë se avokati Lleshi ka qenë i dehur në drejtimin e mjetit.

Share This Video


Download

  
Report form