“Pse e vodhëm makinën” në TEKS - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 25

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga veprat më të njohura të letërsisë gjermane, shkruar nga Volfgang Herrndorf dhe përkthyer në 24 gjuhë të botës vjen edhe në shqip, por disi më ndryshe, si një vepër teatrale. Tre adoleshentë që ndodhen në një udhëkryq, midis asaj çfarë duan dhe duhet të bëjnë vijnë nën petkun e aktorëve Ilirda Bejleri, Florind Belliu dhe Edvin Mustafa në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Nën regjinë e gjermanit Stefan Neugebauer, vepra origjinale vjen me disa elementë eksperimentalë për t?iu përshtatur realitetit shqiptar.?Nuk është hera e parë që unë vij në tiranë, por kjo është ndryshe. bashkë me institutin e kulturës gjermane vendosëm të sjellim këtë shfaqje që me pak ndryshime nga vepra origjinale i përshtatet realitetit shqiptar. kemi ndryshuar elementë si titulli i veprës, muzikën, apo edhe makinën në skenë për ta sjellë sa më afër publikut shqiptar. shfaqja do të jetë pa bileta, ndaj i ftojmë të gjithë të vijnë për të parë këtë komedi që ka një mesazh të bukur: guximi për të bërë gjërat që duam?.?Pse e vodhëm makinën? do të shfaqet në Teatrin Eksperimental në data 10, 12 dhe 13 qershor.

Share This Video


Download

  
Report form