Blloku i mermerit shtyp makinen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje tragjike I mori jetën 24 vjecares që po udhëtonte me familjarët e saj me makinë. Nuk ishte as një parakalim i gabuar dhe as shpejtësia jashtë normave, por një bllok mermeri që ra mbi makinën Pezho me të cilën udhëtonte e reja.Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të shtune në autostradën e Lushnjes-fier, shumë pranë fshatit Çiflig.Nga kamioni që transportonte gurë mermeri u shkëput materiali i rëndë duke zënë poshtë autoveturën dhe personat që po udhëtonin me të. E reja që humbi jetën në këtë aksident tragjik, ishte duke udhëtuar se bashku me tre persona të tjerë. Nga uniformat blu që kanë mbërritur menjherë në vendgjarje, mësohet se drejtuesi i autoveturës është shoqëruar menjëherë për mjekim në spitalin Rajonal të Lushnjes, ndërsa dy personat e tjerë kanë vetwm plagë të vogla.Policia e Lushnjes shoqëroi në komisariatin e Policisë drejtuesin e kamionit, 41 vjecarin me iniciale B.P nga Fushë Kruja i cili dyshohet se nuk kishte marre masat e nevojshme te sigurise.

Share This Video


Download

  
Report form