Valuta po “mbyt” ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë humb rreth 6 miliard lekë ne vit si pasoje e luhatjes se kursit të këmbimit, sa i perket rezerves valutore.



Shifra ka dale nga një studim i Bankës Qendrore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por efekti i perdorimit masiv te euros duket se ka nje kosto edhe me te madhe se kaq. Per guvernatorin Genti Sejko, efekti ne ekonomi eshte i veshtire per tu matur.



Si pasoje e kësaj situate, Banka e Shqipërisë ka ndërmarre planin per dekurajimin e përdorimit te euros. Guvernatori Sejko ne nje takim me gazetaret theksoi se vendimet aktuale te bankës qendrore ndaj kësaj nisme, nuk prekin direkt konsumatorin, por tha se ne nje moment te dyte mund te merret vendimi per te frenuar shitblerjen ne valute.



6 mujori i pare i këtij viti do te shërbeje si nje faze ndërgjegjësimi per qytetaret lidhur me riskun afatgjate qe do te kene konsumatorët ne rast se marrin kredi ne valute, nderkohe qe te ardhurat i kane ne leke.

Share This Video


Download

  
Report form