http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Urgjenca e qendrës spitalore ?Nene Tereza? pret paciente nga e gjithë Shqipëria. Ky fluks i madh ka bere qe QSUT te mos i përballoje dot shtrimet e pacienteve. Numri i larte qe kërkojnë shërbim te specializuar ka tejmbushur pavijonet dhe ne këtë mënyre qytetaret te qëndrojnë per dite te tera ne urgjence.
Qytetaret ndihen te kënaqur me shërbimin qe marrin nga mjeket, por nuk kritikojnë kushtet, madje nuk janë te pakta rastet kur kane fjetur ne toke, pasi nuk ka pasur shtrat per te sëmuret.
Mjeku Thanas Fureraj ne QSUT, tregon se shume here ne pavijonin e diabetikeve, ku ai punon, u është dashur te pranojnë paciente nga pavijonet e tjera, per shkak se atje nuk ka pasur me vende.
Mjeku sqaron se spitalet rajonale nuk po kryejnë punën siç duhet.
Te martën, 8 mjeke te urgjencës ne QSUT, firmosen nje letër ku lajmëronin dorëheqjen nga puna, për shkak të kushteve të punës, që sipas tyre ishin bere mjaft të renda.