Fluksi i azilanteve drejt BE-se - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2700 shtetas shqiptarë nuk janë lejuar të largohen nga Shqipëria nga 1 Prilli deri në javën e parë të muajit Maj pasi sipas autoriteteve ata dyshohej se do të kërkonin azil në vendet e Bashkimit Evropian.P or edhe pse shifrat janë të larta trendi i tyre vjen në zbritje. Këtë e konfirmon Zv.Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea e cila tha gjatë një interviste për Vizion Plus se muaji maj ka më pak persona të cilët tentojnë të largohen duke kërkuar azil. Shqetësimit të qytetarëve mbi procedurat e ndjekura në pikat e kalimit kufitar Gjebra iu përgjigj se zbatohen rregullat e hapësirës Shengen. E nëse ka ankesa mbi kontrollet, cdo qytetar mund të plotësojë një formular ankimimi. Zv. Ministrja e Brendshme pohon se shtetasit shqiptarë po mashtrohen nga persona të caktuar, per 5 prej të cilëve kanë nisur hetimet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Share This Video


Download

  
Report form