http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radhe, pirtje dhe sorrollatje pa fund. Kjo ndodh cdo dite ne qendren e kosnultave ne qendren spitalore ?nene tereza?. Dhjetra paciente detyrohen te vijne nga rrethet ne Tirane, qofte edhe per nje insuline shtese, per te marre miratimin e mjekut specialist, per te perfituar me ilacet me rimbursim. Pas disa kronikave ne vision plus ne lidhje me kete shqetesim ka reaguar ministria e shendetesise. Zv.Ministria Mira Rakacolli deklaron se nuk do te kete ndryshim te skemes. Ardhja ne qendren universitare behet per nje mjekim me te specializuar.Por deputeti demokrat ne komisionin e shendetesise Tritan Shehu e cileson teresisht te gabuar kete skeme mjekimi. Sipas Shehut kriza e mjekeve ne shendetesi po jep pasojat e saj duke renduar padrejtesisht mbi pacientet. Per te mbuluar mungesat e mjekeve ne rrethe, madje edhe mungesen e besimit ndaj tyre, ministria do te vijoje te aplikoje kete skeme mjekimi. Nje here ne gjashte muaj te semuret kronike do te duhet te vijne ne tirane per te kryer konsulten me mjekun specilist dhe per te marre me pas ilacet me rimbursim.