https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Bankat po "zhytin" ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sërish norma e interesit për lekun ka prekur minimumin historik në vlerën 2.5% por kjo po reflekton vetëm për depozitat. Të gjithë qytetarët qe kursejnë para në banka nuk kanë më jo vetëm fitimin e mëparshëm, por nëse llogaritet edhe me normën e inflacionit vjetor bankat tashmë po bëjnë thjesht "ruajtjen fizike" të lekut. Situata është krejt e kundërt nëse merr një kredi. Në harkun kohor të dy viteve Banka Qendrore ka ulur 9 herë interesin e lekut, por interesat si për kredi konsumatore ashtu edhe për ato të cilat jepen për shtëpi apo për të bërë një biznes janë të njëjta. Ekspertët thonë se ka ardhur koha që kjo situatë të mos pranohet. Nëse për bankat një argument pse kredia është kaq e shtrenjtë është niveli i lartë i kredive me probleme, ekspertët thonë se një pjesë e këtyre kredive nuk po paguhen pikërisht për shkak të interesave të larta. Shqetësimi nuk është vetëm i ekspertëve por edhe i shoqatave të biznesit. Në një njoftim për shtyp "Konfindustria" vëren se kontrolli i shumicës së tregut bankar nga 3 banka ka krijuar këtë situatë dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërhyjnë. Sipas saj, nëse vijohet kështu ekonomia e vendit do të vihet në pikëpyetje pasi nuk mund të kemi më hapje biznesesh të reja dhe investime te ndërmarrjet ekzistuese, të cilat janë dy elementët kryesore që sjellin vende të reja pune dhe rritje të pagave. Por cilat janë rrugët ne te cilat mund të ndërhyhet? Ekspertët thonë se hapja e bursës por dhe krijimi i një ligji i cili të ndalojë blerjen e bonove të thesarit nga bankat do të kthente përmbys gjithë këtë situatë. Për tre muajt e parë të këtij viti bankat arritën të fitonin 45 milionë euro, ndërsa dhënia e huave rezultoi të ishte në pikën më të ulët historike.

Share This Video


Download

  
Report form