Genc Fuga: Trupa e teatrit të mos lëvizë nga godina, ndalim kategorikisht të projektligjit

Report TV 2018-05-11

Views 0

Aktori Genc Fuga ishte ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv për të folur për takimin me ministren e Kulturës nesër në orën 16:00 dhe peticionin në lidhje me kundërshtimin e pr/ligjit për artin dhe kulturën. Fuga u shpreh se aktorët kanë dy kushte; ndalimin e projektligjit për artin dhe moslëvizjen e trupës së teatrit nga godina. ?Kushtet tona janë dy; Moslëvizja e trupës së teatrit nga godina dhe së dy dyti ndalimi i këtij projektligji kategorikisht. Ligji për kinematografinë nuk ka qenë perfekt, por funksiononte. Kleçka e emërimit me urdhër të ministrit hedh poshtë mandatin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Ky urdhër pse do ta shkarkojë në një moment të caktuar e bën shumë delikat dhe aspak solid drejtimin e institucionit?. Ai theksoi se ?nuk pranojmë negociata për projektligjin për 14 nene. Ndërsa për çështjen e Teatrit Kombëtar ka një lojë fjalësh të tmerrshme?. Aktorët dje hynë me forcë në sallën e Teatrit Kombëtar dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që Teatri të zhvendoset në mënyrë që ti hapet rrugë ndërtimit të ndonjë kulle.

Share This Video


Download

  
Report form