Report TV - Aktori Genc Fuga: Ministria e Kulturës, zallamahi ndaj spektatorit dhe emrit të teatrit!

Report TV 2018-08-17

Views 0

Politikat kulturore në Shqipëri dita-ditës po zhytin nivelin e artit në vendin tonë keq edhe keq. Pedagogu edhe aktori Genc Fuga flet në një intervistë për kamerën e ?Reporttv? flet për situatën se ku gjendet sot arti skenik, por edhe se çfarë po ndodh me institucionet e tjera të kulturës, që kanë zgjedhur alternativa joinstitucionale për të qenë pranë publikut. Aktori teka flet për punën që duhet të bëjnë kompetentët e kësaj fushe, pa qenë vonë, për të pasur më shumë cilësi dhe audiencë më të lartë, shprehet edhe për skenën më të re teatrore në Tiranë ?Turbinën?, e cila edhe pse është hapur si një skenë teatrore, deri më tani në të janë ngjitur koncerte muzikorë dhe balet.

Gjatë bisedës në Universitetin e Arteve, ku kanë nisur regjistrimet për vitin e ri universitar, pedagogu flet jo vetëm për kërkesën e lartë që kanë të rinjtë për të qenë pranë arteve skenike, por edhe për rrugën që i pret ata pasi dalin nga këto dyer

Përsa u përket rezultateve të INSTATIT-it për numrin e ultë të spektatorëve në skenat teatrore gjatë tre mujorit të dytë të 2018-ës shprehet se çfarë ka ndikuar në këtë situatë dhe cilët duhet të mbajnë përgjegjësi

Share This Video


Download

  
Report form