#rtvora
?Më 30 qershor pengoj votimet, ju lutem më dënoni?, kjo nismë e iniciuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale me hashtagun ?Edhe unë?.
Lëvizja ka gjetur mbështetjen e shumë intelektualëve, artistëve, pedagogëve e ish-politikanëve.
Për televizionin Ora, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj dhe aktori Neritan Liçaj thonë se votimet e 30 qershorit nuk kanë ndryshim nga ato të komunizmit.
Besnik Mustafaj: Unë nuk do të marr pjesë absolutisht dhe do ta pengoj, në kuptimin metaforik të saj, me të gjitha mjetet e mia që është fjala. Unë nuk kam gjë tjetër në dorë. Qëllimi i Edi Ramës për të marrë nën kontroll 61 bashki që ka Shqipëria është i afërt me atë të një diktatori.
Neritan Liçaj: Problemi është më mirë ta ndalojmë tani diktaturën sesa kur të instalohet sepse po të instalohet për ta rrëzuar do të jetë kosto e përbindshme.
Përmes përkrahjes së nismës ?Edhe unë? synojnë të mbrojnë demokracinë por edhe të ndërgjegjësojnë qytetarët që të braktisin procesin e votimit.
Besnik Mustafaj: Këto zgjedhje janë falso, nuk janë zgjedhje por thjesht votime dhe janë votime falso.
Neritan Liçaj: Fakt është që represioni është shumë i madh. Askush nuk do të votojë për këtë qeveria bën këtë represion mbi administratën. Tepër e turpshme.
Ndaj kanë një thirrje për qytetarët por edhe opozitën
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/besnik-mustafaj-e-neritan-licaj-mos-shkoni-ne-votime-te-ndalim-diktaturen
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz