Ora News - Teatri Kombëtar mbyll dyert, artistët: Drejtorin e zgjedhim vetë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Artistët e teatrit vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës. Ata janë bërë bashkë me artistët nga rrethet për të protestuar kundër kontrollit politik dhe kundër zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit nga Ministria e Kulturës.

E hëna i ka gjetur artistët e Teatrit Kombëtar përballë derës së mbyllur të institucionit. Në pamundësi për të hyrë brenda sallës së madhe, ata u mblodhën tek holli i teatrit ku janë bashkuar edhe artistët e rretheve për të protestuar për gjithë rezervat që kanë ndaj ministrisë së kulturës dhe vetë teatrit kombëtar.

Arben Derhemi: Drejtori i Teatrit Kombëtar e ka vendosur që do ta marrë dhe një katër vjetësh titullin Drejtor sepse për të qenka më e rëndësishme të jetë drejtor se sa të mbrojë këtë godinë, që ne do ta mbrojmë me gjak dhe me cdo lloj forme.

Altin Basha: Kjo do të thotë që administrata e Teatrit Kombëtar, e cila përfaqëson Ministrinë e Kulturës në Teatrin Kombëtar, nuk ka dëshirë për dialog.

Bujar Asqeriu: Këtë vend e drejtojnë hajdutët miqtë e mi! Prandaj nuk mbeten lekë për artistët, prandaj nuk ka lekë për teatër, prandaj ne na fusin në vërrin e miut, atje tek hidrocentrali.

Propozimi që doli nga ky takim e çon në një shkallë tjetër pretendimin e artistëve, pikërisht në kohën kur Ministria e Kulturës ka shpallur konkurs për zgjedhjen e drejtorit të ri, ata kërkojnë të ndryshojë zgjedhja e liderit të Teatrit Kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/teatri-kombetar-mbyll-dyert-artistet-drejtorin-e-zgjedhim-vete

Share This Video


Download

  
Report form