http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e dëborës vijojnë të bien ne verilindje dhe juglindje te vendit. Por edhe pse ka pasur nje përkeqësim te motit, Rruga e Kombit është e kalueshme. Kompania mirëmbajtëse ka angazhuar 5 borëpastruese, duke kane larguar dëborën, e duke hedhur edhe kripe.Në Kukës dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra. Trashësia e saj në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër.Ndërkohe, aksi rrugor Kukës-Shishtavec qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.Dëbora ka vështirësuar qarkullimin edhe ne juglindje. Qe ne orët e para te mëngjesit e deri ne mesdite reshjet kane qene te dendura ne aksin Boboshtice-Dardhe.Disa qytetare nuk jane lejuar nga policia te shkojnë per ne Dardhe per shkak se nuk kishin te vendosur zinxhirët.Qarkullimi ne ketë zone kryhet vetëm me zinxhirë, megjithëse ne terren jane tri borëpastruese qe janë duke punuar per pastrimin e te gjithë aksit dhe kriposjen e tij.