Situata e rrugëve në vend, problematike - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 4

Rrugën nacionale Fier-Berat mund ta konsiderosh pa frike nje nga akset rrugore me problematike ne te gjithë sistemin rrugor. Kjo rruge është kthyer ne nje gangrene te vërtetë per kalimtaret dhe drejtuesit e automjeteve, pasi është e mbushur me gropa me uje, ndërsa kanalet anësore janë tejmbushur. Konkretisht segmenti qe shtrihet ne komunën Kutalli është bere i pakalueshëm, duke u degraduar tërësisht. Pavarësisht premtimeve te zyrtareve, prej vitesh ne këtë segment rrugor nuk është bere asnjë investim. Edhe deputetet e zonës kane denoncuar gjendjen skandaloze te saj, por askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre. Ndaj ne këtë segment vlen te thuash, Fier- Berat rruga qe duhet te evitoni. Edhe aksi rrugore Fier-Levan, afro 10 km i gjate është kthyer ne nje segment problematik. Gropat, shembjet e shtratit te rrugës si dhe pellgjet me uje shtrihen kudo ne kete rruge. Gjendja duket me e renduar këto dite per shkak edhe te fluksit te madhe te qarkullimit, pas dëmtimit te rrugës Ballsh-Tepelene. Ky është nje segment kryesor pasi mban fluksin e te gjitha lëvizjeve per ne drejtim te qyteti bregdetar Vlorë, për ne Tepelenë dhe Gjirokastër.

National road Fier-Berat can consider without fear a problematic road axes in the entire road system. This road has been turned into a gangrene true for passengers and drivers, as it is filled with water holes, and side channels are overflowing. Specifically segment that extends municipality Kutalli is made ??inaccessible, being completely degraded. Despite the promises of officials for years in this segment is not making any investment. Even MPs denounced the scandalous state area, but no one has heard their demands. Therefore in this segment goes to say, Fier-Berat way you should avoid. Fier-Levan road axis, approximately 10 km long has been turned into a problematic segment. Potholes, road beds and falling of water basins lie anywhere on this road. The situation seems heavier these days because the bulk of traffic flow, after the destruction of the road Ballsh-Tepelene. This is a key segment as it keeps the flow of all movements towards the coastal city of Vlora, we Tepelenë and Gjirokastra.

Share This Video


Download

  
Report form