Situata e pronave në vend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita serish bojkotoi punimet e Parlamentit duke përsëritur se nuk mund të ketë seance normale deri sa të rivendoset kushtetutshmëria. I vetmi përfaqësues i opozitës që vazhdoi të qëndrojë në sallë ishte kryerepublikani Fatmir Mediu që shkëmbeu replika të ashpra me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e pronës në Shqipëri. Përballë akuzave të Mediut se qeveria nuk po bën asgjë për të zgjidhur çështjen e pronareve, lideri i mazhorancës Rama i ka numëruar problemet që qeverisja e djathtë ka grumbulluar në 8 vite. Sipas Ramës nga 28 mijë KM katrorë që është Shqipëria, iu janë njohur pronarëve 50 mijë KM katrorë dhe arkivi i pronave është në gjëndje të mjerueshme, ndërkohë që kuadri ligjor vetëm sa ka shtuar rrëmujën. Rama ka denoncuar edhe çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, për të cilin qeveria Berisha vendosi t'i kthehej ish-pronarit. Sipas kryeministrit Edi Rama qeveria e djathte kurrë nuk e zgjidhi çështjen e pronareve, por e përdori kauzën e tyre vetëm për qëllime elektorale.

Share This Video


Download

  
Report form