9 raste të rënda me grip - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gripi qe ka shpërthyer edhe ne vendin tone nuk është aq i lehte sa mendohej. Ne kulmin e epidemisë mjeket tregojnë se karakteristika e AH1N1 jane komplikacionet e renda ne rrugët e frymëmarrjes dhe pneumonitë qe po shkakton.



9 persona jane ne gjendje rende nga komplikacionet e gripit mes tyre dhe nje grua shtatzëne. Ata po mbahen nen mbikëqyrjen e mjekeve ne reanimacionin e spitalit te sëmundjeve te mushkërive ?Shefqet Ndroqi?. Shefja e klinikes numër 2 te pneumonisë, Silva Bala tregon per situatën nga epidemia e gripit.



50 raste paraqiten çdo 24 ore ne urgjencën e spitalit ?Shefqet Ndroqi? e po kaq edhe konsulta per shkak te e problemeve nga gripi. Nga komplikacionet e renda qe ka shfaqur AH1N1, 20 persona shtrohen çdo dite ne ketë spital. Pacientet me te shpeshte janë moshat mbi 60 vjeç. Mjeket bëjnë apel per kujdes.



Edhe pse jemi ne kulmin e epidemisë, specialistet rekomandojnë vaksinimin veçanërisht per fëmijët dhe te sëmuret kronike.



23 mije ka shkuar numri i personave te prekur ne jave nga gripi. Specialistet e Shëndetit Publik deklaruan se jemi ne kulmin e epidemie dhe kjo situate do te zgjasë deri ne mes te shkurtit kur nis edhe rënia e fluksit.

Share This Video


Download

  
Report form