Elbasan, policia arreston 5 persona, sekuestrohen armë, lëndë plasëse, drogë e para

Report TV 2018-05-11

Views 1

Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH 'rrethuan' mbrëmë qytetin e Elbasanit duke arrestuar 5 persona me precedentë të mëparshëm penalë dhe shpallur në kërkim një tjetër, si dhe sekuestruar tritol, armë, drogë dhe një vlerë parash.

Hetimi për finalizimin e operacionit nis 3 muaj më parë nga prokuroria, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi e madhe tritoli. Në një deklaratë për media, nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Edmond Sula, deklaroi se gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona, katër prej të cilëve janë nga Pogradeci dhe një nga Gramshi.

Emrat e personave të arrestuar:
- Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Report Tv mësoi se në këtë aksion policia ka përdorur disa agjentë të infiltruar për të mësuar rreth aktivitetit kriminal të këtij grupi, dhe pasi është rënë dakord që agjenti të realizonte blerjen kundrejt një çmimi të caktuar të disa minave me telekomandë dhe armëve, policia është urdhëruar të ndërhyjë duke arrestuar personat e implikuar. Nëpërmjet blerjeve të stimuluara prokuroria ka arritur pak kohë më parë të kryejë katër goditje, duke identifikuar dhe arrestuar anëtarët e këtij grupi kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form