Dy persoan, të dyshuar si shpërndarës të lëndës narkotike u arrestuan nga policia ditën e sotme në Elbasan, ndërsa u sekuestruan edhe 2 kg kanabis.
Arrestimet erdhën si pasojë e finalizimit të operacionit të koduar ?Shpërndarësit?, ndërsa në pranga ranë Bulent Luniku, 22 vjeç banues në Elbasan dhe Ambri Sinakoli, 22 vjeç banues po në Elbasan.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen ?Visarion Xhuvani?, në rrugën ?Qamil Guranjaku? gjatë kontrollit të në automjetin tip ?BMË? të drejtuar nga Bulent Luniku, në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar 2 kg kanabis, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.