Bashkitë nuk kanë mjaftueshëm fond për të përballuar detyrimin për të strehuar njerëzit e kategorisë që parashikon projektligji i ri i qeverisë për banesat sociale. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, tha se me aq fond që jep qeveria për bashkitë, ata nuk ndërtojnë dot as edhe një shtëpi.
?Bashkitë e Shqipërisë sot marrin vetëm 1% të GDP-së nga qeveria qendrore, por mbledhin të ardhurat e veta dhe me kaq të ardhura nuk mund të ndërtohet 100 metra katrorë dhe jo më banesa sociale?, u shpre Haxhimali.