Report TV - Gjirokastër, iu arrestua djali/Ja si reagon i ati

Report TV 2018-05-11

Views 0

GJIROKASTER-Saimir Ahmeti u arrestua nga policia dy orë, pasi u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës mesditën e sotme. I riu u arrestua në bodrumin e një hoteli pranë kalasë. Gjatë momentit të arratisjes, i riu ka pësuar shembje në trup, ndaj dhe pas arrestimit është marrë me ambulancë dhe është nisur drejt spitalit, ku do të marrë mjekime dhe më pas do shkojë në burg.
Gjatë kohës që Thoma Ahmeti ishte duke dhënë intervistën për Report Tv, ai ka parë momentin e arrestimit të djalit të tij duke reaguar ndaj situatës së krijuar. ?Çfarë po i bëni djalit, çfarë po i bëni. O Zot i madh!?. Ai i kërkoi drejtësisë të veprojë, duke kërcënuar se do të shkojë deri te Presidenti. Sipas tij, djali është i pafajshëm, dhe se ka qenë vjehrra e tij që i ka ngritur kurth.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS