Dalin pamjet e arrestimit të reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai u arrestua në një hotel në Linzë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë pa leje. Në pamjet e publikuara nga policia duket momenti kur prangoset reperi i shtrirë mbi krevat dhe i zhveshur.
Reperi ndodhej në shoqërinë e një vajze 20-vjeçare e cila u shoqërua nga policia dhe pas marrjes në pyetje u la e lirë. Stresi akuzohet si pjesë e një një grupi kriminal që trafikonte drogë në zonën e ish-bllokut. Reperi është mbajtur në përgjim prej rreth një viti.