Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni "Forca e Ligjit" sekuestron pasuri me vlerë 1.4 mln euro në Lezhë në pronësi të tre vëllezërve nga Lezha të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Policia tha se pronat janë në emër të Valentin Sela dhe vëllezërve të tij
Blutë e Lezhës thonë se "ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni".
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
? 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
? 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
? 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
? 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.
Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:
- P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;
- V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;
- A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit ?Apuleio? dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-mbi-14-milion-euro-pasuri-te-nje-grupi-te-dyshuar-kriminal-ne-lezhe