Report TV - Lezhë, sekuestrohen 15 pasuri të paluajtshme, pranga 3 vëllezërit Selaj

Report TV 2018-05-11

Views 1

LEZHE-Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit? janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1.4 milion euro të një grupi të dyshuar kriminal në Lezhë që përbëhet nga tre vëllezërit Selaj. Grupi dyshohet se e ka vendosur pasurinë me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa janë vendosur në sekuestro preventive 15 pasuri të paluajtshme.

Koka e grupit kriminal të trafikut të kokainës është i arrestuari pak kohë më parë në Itali, Valentin Selaj (i fejuari i Viola Spiros), ndërsa dy të tjerët janë vëllezërit Parlind Selaj dhe Aleks Selaj, banues në Lezhë. Vëllezërit Selaj parate e fituara nga trafiku i droges dhe prostitucionit i kishin investuar duke ndertuar biznese ne Lezhe. Një ndër pasuritë e sekuestruara është edhe Hotel Adriatik në Lezhë, që sipas QKR-së, rezulton në emër të Aleks Selës.

Share This Video


Download

  
Report form